Një avion ushtarak është qëlluar nga një raketë iraniane në ajër në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit, thonë zyrtarët e SHBA.
Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se avioni ishte i tipit amerikan MQ-4C Triton.
Më parë, Trupat iraniane të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) thanë se kishin rrëzuar avion amerikan mbi hapësirën ajrore iraniane, pranë Kuhmobarak në krahinën jugore të Hormozganit.
Ky zhvillim vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve midis SHBA-ve dhe Iranit.
Të hënën, Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se po dërgonte në rajon trupa shtesë në përgjigje të “sjelljes armiqësore” nga forcat iraniane./