Gabim i vetëm i politikës së jashtme amerikane ndaj Kosovës është se na ka trajtuar me prioritet për 24 vite rresht, e sidomos pas 2008-ës.
Kjo qasje padyshim që nuk ka qene bash e favorshme për ShBA, e sidomos kur ka qenë puna me i normalizu marrëdhëniet me shtetet tjera, si rasti me Serbinë.
Njëkohësisht duke na trajtuar me prioritet, ne kemi harruar që duhet të marrim përgjegjësi per veten tonë. Ka disa vite që SHBA-ja ka filluar të na trajtojë ashtu siç do te duhej – si një nga shtetet me të cilat dëshiron të ketë partneritet.
Tash varet nga Kosova nëse e sheh kete brenda interesave te saj strategjike ose jo. Me logjiken e keshilltareve te kryeministrit aktual, duket qe jo. E hiç nuk eshte befasuese qe Serbia me qenë shumë përpara në partneritetin e saj me NATO-ne sesa Kosova.
Perndryshe, administrata aktuale amerikane, mundet me qene e fundit që po merret seriozisht me Kosovën.
Pas 10 muajsh, edhe nëse demokratët e vazhdojnë pushtetin, me Kosovën do të merret ndonjë zyrtar desku ne Departamentin e Shtetit.