Amerika ndihmon Shqipërinë me pajisje për emergjenca

| 23 Dhj 2019 | 16:45 | Nga

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisje për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, bën të ditur ambasada amerikane në Tiranë.

Të ngjashme