Një burrë nga Kansasi i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga një gjykatës në Iowa që t’ia mundësojë luftën me shpata me ish-bashkëshorten dhe avokatin e saj si mënyrë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ligjore mes tyre.
David Ostrom, 40 vjeç, nga Paola e Kansasit, tha në gjykatë se ish-bashkëshortja 38-vjeçare, Bridgette Ostrom, dhe avokati i saj, Matthew Hudson, e kanë shkatërruar atë ligjërisht.
Sipas tij, gjykatësi ka të drejtë me ligj që t’i lejojë palët që mosmarrëveshjen mes vete ta zgjidhin në fushëbetejë, duke shtuar se një veprim i tillë asnjëherë nuk ka qenë i ndaluar në Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu kërkoi 12 javë afat në mënyrë që të gjente shpata të samurajëve japonezë, të cilat do të përdoreshin në këtë përballje.
Ish-çfiti kishin mosmarrëveshje në lidhje me vizitat pagesën e taksave.
“Mendoj se i jam kundërpërgjigjur absurditetit të avokatit Hudson me absurditetin tim”, tha Ostrom, duke shtuar se ish-bashkëshortja e tij mund ta vendosë avokatin në dyluftim me të, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Sidoqoftë, duket se dëshira e tij nuk do të plotësohet. Gjykatësi i këtij rasti, Craig Dreismeier, tha se nuk do të marrë ndonjë vendim tash për tash për shkak të parregullsive që kanë bërë palët përmes lëvizjeve dhe përgjigjeve të tyre