Ekonomia Online
FUNDIT

Amir Rrahmani ka problem me muskuj, humb duelin ndaj Milanit

Amir Rrahmani ka problem me muskuj, humb duelin ndaj Milanit

Amir Rrahmani pritet të mungojë në duelin që Napoli e luan të dielën në udhëtim te Milani. “Corriere dello Sport” ka shkruar të shtunën se sërish do të ketë ndryshime në mbrojtjen e napolitanëve, për shkak të dëmtimit të kapitenit të Kosovës. Sipas mediumit italian, Rrahmani ka probleme muskulore dhe tekniku Gennaro Gattuso tani pritet […]

Amir Rrahmani pritet të mungojë në duelin që Napoli e luan të dielën në udhëtim te Milani.

“Corriere dello Sport” ka shkruar të shtunën se sërish do të ketë ndryshime në mbrojtjen e napolitanëve, për shkak të dëmtimit të kapitenit të Kosovës.

Sipas mediumit italian, Rrahmani ka probleme muskulore dhe tekniku Gennaro Gattuso tani pritet që të luajë me Manolasin e Maksimoviqin.

Gazeta italiane shton tutje se Rrahmani nuk do të mungojë vetëm për duelin ndaj Milanit, por edhe ndaj Romës po ashtu.

Të ngjashme