Edhe mbrojtësi Amir Rrahmani e sheh mundësi të mirë ndeshjen ndaj San Marinos për t’u dëshmuar lojtarët e rinj.
Kapiteni është rikthyer te Përfaqësuesja e Kosovës pas një kohë të gjatë shkaku i lëndimit që kishte pësuar te Napoli, e që do të jetë me grupin në ndeshjet miqësore.
“Kemi një ndeshje me San Marinon që na shërben për grupin dhe për lojtarët e rinj. Do të jetë një mundësi e mirë”, ka thënë fillimisht Rrahmani.
“Jam i gatshëm për këto ndeshje, pas një mungese të gjatë shkaku i disa lëndimeve që pata”.
“Kemi punuar këto ditë dhe besoj se do të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje”, ka shtuar më tej mbrojtësi shqiptar.
Kosova të martën luan me San Marinon në Prishtinë me fillim nga ora 18:00. Më pas më 4 qershor luan miqësore ndaj Maltës, më 8 qershor ndaj Guineas dhe më 11 qershor ndaj Gambisë.