Amir Rahmani ka luajtur nga minuta e parë ndaj Sampdorias, duke u veçuar me paraqitje të mirë.
Mbrojtësi i Kosovës, ka luajtur për 47 minuta, para se të goditej në kokë nga njëri prej lojtarëve kundërshtar që ngriti këmbën më shumë se sa duhet.
Stafi i Napolit nuk rrezikoi dhe e nxori nga loja mbrojtësin shqiptar, duke e futur Kostas Manolasin.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, pas golave të Victor Osimhen dhe Fabian Ruiz.
Rrahmani luajti javën që lamë pas ndaj Udineses duke shënuar edhe gol. /Telegrafi