Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendësdrejtoreshën e Amnesty International, Gauri van Gulik.
Gjatë takimit u bisedua për çështjet aktuale që lidhen me mbrojtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Zëvendësdrejtoresha për Evropë e Amnesty International, Gauri van Gulik, vlerësoi përkushtimin e Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke u interesuar edhe për çështje të ndryshme aktuale, në këtë fushë.