“Amnesty International” ka publikuar një raport 173-faqësh, ku akuzon grupet e armatosura palestineze, përfshirë Hamasin, për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjit humanitar ndërkombëtar gjatë dhe pas sulmit të 7 tetorit 2023.
Organizata për të drejtat e njeriut e ka quajtur këtë sulm një krim kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje, torturë, zhdukje të detyruar dhe dhunë seksuale.
Sipas raportit, vrasja masive e civilëve në Izrael nga grupet palestineze përbën “krimin e zhdukjes” dhe shumica e viktimave ishin civilë në komunitete rezidenciale, përfshirë dy festivale muzikore dhe një plazh, shkruan Times of Israel.
“Amnesty” thekson se Hamas dhe krahët e tij të armatosur, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, janë kryesisht përgjegjës për këto krime, ndërsa grupet aleate si Xhihadi Islamik Palestinez e të tjera.
Organizata ka bërë thirrje që Hamas, Qeveria e Izraelit dhe Autoriteti Palestinez të hetojnë dhe ndjekin penalisht këto shkelje.
Hamas ka mohuar raportin, duke e quajtur atë “të pasaktë dhe kontradiktor”, ndërsa Izraeli ka kritikuar vonesën e publikuar dhe ka thënë se raporti nuk reflekton tërësisht mizoritë e Hamasit.
Raporti gjithashtu përmend se gjatë sulmit, mijëra luftëtarë të udhëhequr nga Hamas u infiltruan në jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1,200 persona dhe duke marrë 251 pengje, përfshirë trupat e 36 të vrarëve. Amnesty theksoi se sulmet ishin kryesisht kundër civilëve dhe jo objektivëve ushtarakë.
Sa i përket dhunës seksuale, raporti citon dëshmi të pengjeve të liruar dhe raporte mediatike që tregojnë se kanë ndodhur sulme seksuale, por Amnesty nuk ka mundur të konkludojë shkallën e saktë ose identitetin e shumicës së autorëve.