Organizata ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, ka tërhequr nga këshilltarja shtetërore e Mianmar, Aung San Suu Kyi, çmimin e Ambasadorit të Ndërgjegjes.
Sipas raporteve sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International Kumi Naidoo, i ka shkruar Aung San Suu Kyi, për ta informuar atë se organizata po heq vendimin e 2009-ës.
Ky vendim vjen pas zhgënjimit të organizatës ndaj Aung San Suu Kyi e cila thuhet se nuk ka përdorur autoritetin e saj politik dhe moral për të mbrojtur të drejtat e njeriut, drejtësinë apo barazinë në Mianmar, duke cituar indiferencën e saj të dukshme ndaj mizorive të kryera nga ushtria e Myanmarit dhe rritja e intolerancës së lirisë së shprehjes.