Ka filluar të mbahet panairi “International Green Week”, në Berlin të Gjermanisë. Pjesë e këtij panairi sërish është bërë kompania “AMO”.
Ky panair ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 27 janar. Gjatë kësaj periudhe do të promovohen produktet e kësaj kompanie të njohu tashmë në shumë vende të botës.
Kompania “AMO” është pjesëmarrëse në shumë panaire ndërkombëtare në Gjermani, Zvicër, Dubai, Francë dhe vende tjera të botës.
Produktet e kompanisë “AMO” janë prezentë në më shume se 30 shtete.