Zhivic në panairin ndërkombëtar të bujqësisë “CroAGRO” në Zagreb

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga ministrja në detyrë, Dijana Zhivic, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, Pajisjeve dhe Makinerisë Bujqësore “CroAGRO”, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në këtë panair po marrin pjesë kompani nga vende të ndryshme të botës, të cilat gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi do të prezantojnë pajisjet dhe makineritë bujqësore.

Ndërkaq, sot gjatë ditës ministrja në detyrë e MBPZhR-së, Dijana Zhivic është takuar me ministren e Bujqësisë të Kroacisë, Marija Vuckovic, me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Ndryshe, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Pajisjeve dhe Makinerisë Bujqësore “CroAGRO”, është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 8 dhjetor.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme