Të rinjve kosovarë u ofrohen mundësi për të studiuar në Francë

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 10:37 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është mbajtur ceremonia e hapjes zyrtare të edicionit të dytë të Panairit të Edukimit “Studioni në Francë”, raporton Ekonomia Online.

Ky panair është organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Karrierës – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze në Prishtinë.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, ka kërkuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës të shfrytëzojnë mundësitë për studime në Francë.

Butel theksoi se Franca është vendi i parë me 300 milionë studentë të huaj, andaj siç tha ajo Ambasada Franceze do të lehtësoj shkuarjen e studentëve për studime në Francë.

“Kosovës i është dhënë statusi i anëtarit të Frankofonisë atëherë kjo është mundësi qe studentët të mësojnë gjuhën frënge. Programi Erasmus+ jep mundësi të mëdha për studentët por ky program nuk shfrytëzohet edhe shumë nga Kosova dhe Franca. Shfrytëzoni të gjitha mundësitë për edukim ndërmjet dy shteteve. Franca tani është vendi i parë me 300 milionë studentë të huaj. Qëllimi jonë është që t’iu mundësojmë studentëve kosovarë studime në Francë. Në Kosovë gjuha frënge është një aset për zhvillimin universitar dhe karrierës. Ftoj gjithë studentët të kontaktojnë Aleancën Franceze për tu informuar ofertat e studimeve franceze. Shfrytëzoni këtë ditë”, u shpreh Butel.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se ndihet i lumtur që hapësirat e Bibliotekës më të madhe në vend po ofrojnë mundësi për studentët vendorë dhe ndërkombëtar për zhvillim të karrierës.

“Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” pas suksesit të edicionit të parë ka për qëllim të ndihmoj edukimin e studentëve sikur në shtetin e Francës. Para botës ne konkurrojmë me të rinjtë tanë në fusha të ndryshme profesionale. Atëherë bashkëpunimi i Bibliotekës Kombëtare është ambient mikpritës për ndërkombëtarët. Jemi të lumtur që hapësirat e Bibliotekës Kombëtare i ofrojnë mundësi studentëve vendorë dhe ndërkombëtar. Qëllimi primar është vendosja e kontakteve dhe stafit akademik me institucionet frankofone të edukimit. Shfrytëzojeni këtë moment unik që të mësoni rreth studimeve evropiane”, tha Gajraku, raporton EO.

Prorektorja për Zhvillim dhe Cilësi në Universitetin e Prishtinës, Merita Kocinaj-Berisha, theksoi se objektivi kryesor i UP-së është rritja e cilësisë dhe ndërtimi i urave me universitetet ndërkombëtare.

Siç tha ajo, kjo konferencë është mundësi për zhvillime të reja të edukimit ndërkombëtar.

“Edukimi është një nga faktorët më të rëndësishme të zhvillimit shoqëror, ekonomik politik dhe kulturorë për secilin vend. Rritja e cilësisë dhe ndërtimi i urave me universitet ndërkombëtare është objektivi kryesor i UP-së në vazhdimësi. UP parasheh objektivat e veta siç është zhvillimi në karrierë që këto praktikat me tutje të zhvillohen në vendin tonë më pas. Konferenca dhe panairi është mundësi nga UP-ja dhe Ambasada Franceze për zhvillime të reja të edukimit ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Departamentit të Frëngjishtes dhe Qendrës Universitare Frankofone “Iniciativa e Universiteti të Prishtinës në favor të mësimit të frëngjishtes”, Valbona Berisha, theksoi se 300 milionë studentë frankofon flasin gjuhën frënge.

Sipas saj, në vitin 2065 gjuha frënge do të arrijë rritjen e njohjes së gjuhës frënge në 1 miliardë frankofon.

Siç tha ajo, studentët në Kosovë përmes gjuhës frënge do të kenë mundësi të zhvillojnë studimet e tyre edhe më tutje.

“Numrat dhe të dhënat tregojnë se është në rritje mësimin e gjuhës frënge. 300 milionë frankofonë në botë flasin gjuhën frënge. Si gjuhë e dytë në botë frëngjishtja mësohet, që është në rritje më të madhe. 2065 1 miliardë njerëz do të mësojnë gjuhën frënge. Studimi i gjuhës frënge bëhet në të gjitha Fakultetet e Prishtinës. Frëngjishtja nuk paraqet vetëm një aset të gjuhës por të ketë zhvillim edhe në gjuhën e artit. Aktivitetet përkatëse për mësimdhënie dhe mësimnxënie janë të mbështetur nga ambasadat frankofone. Dashuria për frëngjishten mund të konsiderohet në Kosovë si një derë e hapur në kuadër të Frankofonisë dhe si shprehje e vullnetit për të dialoguar. Përmes gjuhës frënge studentët do të kenë mundësi përmes veglave dhe trajnimeve që të vazhdojnë studimet e tyre”, u shpreh Berisha, raporton EO.

Nënkryetari i Bordit të Drejtorëve Përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Lyon 2 ” Interesi i një universiteti të Francës për të bashkëpunuar me Kosovën”, James Ëalker, tha se gjuha frënge është gjuha e së ardhmes.

Ëalker tha se shpreson që gjysma e studentëve të UP-së të studiojnë në Francë.

“Ne kemi rolin tonë në ndërtimin e identiteteve ndërkombëtare por edhe botërore. Gjuha frënge është gjuha e së ardhmes. Ne jemi këtu qe t’iu mundësojmë të njihni me studentët ndërkombëtar. Shpresoj që gjysmën prej juve të ju shoh në Francë”, tha ai.

Të ngjashme