Produkte të reja ekspozohen në Panairin “Prishtina 2019”, prodhuesit presin vizitorë e benifite

Shkabaj | 24 Pri 2019 | 12:56 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

100 ndërmarrje nga Kosova, rajoni dhe më gjerë do t’i ekspozojnë produktet e tyre në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i cili u hap sot në Shkabaj të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair thonë  se po u ipet mundësi për promovimin e produkteve të tyre.

Pronari i kompanisë “Relux”, Ramiz Gashi, tha për Ekonomia Online,  tha se pret që nga ky panair të ketë klientë të rinj pasi që produktet e reja të kompanisë “Relux” që do të jenë për herë të parë prezentë në tregun e Kosovës ka vendosur që t’i ekspozojë përmes këtij panairi.

Gashi thotë se kushtet në këtë panair kanë mundur të jenë më të mira.

“Ne marrim pjesë në panaire qysh pas mbarimit të luftës apo prej themelimit të kompanisë tonë. Faktikisht çdo panair ka të mirat e veta dhe ne presim kësaj radhe që të kemi të mirat e tona përkatësisht për njoftimin me produktet e reja të cilat do të jenë prezent për herë të parë në tregun e Kosovës, t’i informojmë dhe të presim klientelë të re. Besoj që çdo panair është urëlidhëse, është i mirë edhe pse disa kushte munden me qenë më të mira”, tha Gashi.

Krenar Sadiku nga kompania “Hohe”, thotë se presin që nga ky panair të kenë vizitorë, por edhe benifite. Ai thotë se është i kënaqur pasi që në këtë panair shumica e ndërmarrjeve janë prodhues vendës.

“Ne jemi kompani e re. Shpresoj që ka me qenë atraksion në këtë panair sivjet. Po marrim pjesë për herë të parë në këtë panair me brendin më të ri të keksëve Hohe. Shpresoj që nga ky panair do të kemi benifite dhe vizitorë . Jemi të kënaqur që shumica e ndërmarrjeve pjesëmarrëse janë prodhime vendëse ashtu siç edhe ne”, tha ai për Ekonomia Online.

Arbër Delijaj nga kompania “Vector” e cila merret me derratizim dhe dezinfektim, këtë vit po merr pjesë për herë të parë në këtë panair.

Ata si kompani e shohin një mundësi të mirë panairin pasi që sipas Delijajt, rriten mundësitë e njohjes me klientë, si dhe është një urë lidhëse për t’i kuptuar edhe shqetësimet e tyre.

“Ne jemi prej kompanisë Vector e cila merret me shërbime të derratizimit, dizinsektimit. Kjo është hera e parë që ne marrim pjesë në panair dhe kemi dashur ta promovojmë punën që ne e ofrojmë ndaj klientëve tanë. Unë mendoj që te ne klientët të gjejnë shërbime si klientë qoftë bizneset apo shtëpiat private dhe ne ofrojnë shërbime që klienti të ndihet më i sigurt dhe pa dëmtues. Preparatet që i përdorim janë preparate ekonomike. Produktet tona janë edhe ekologjike. Ne mendojmë që ky panair na ofron një urë lidhëse me klientët tanë pasi këtu edhe njihemi me ta dhe i marrim parasysh edhe shqetësimet që i kanë ata.”

Artidon Gashi, nga kompania “Egi Group” e cila është degë e kompanisë së njohur “Elkos”, tha për Ekonomia Online se ata si kompani marrin pjesë për herë të dytë në këtë panair dhe ky panair është mjaft i kënaqshëm për ta pasi që sipas tij përmes këtij panairi do u ngritët edhe kapaciteti i produkteve të tyre si dhe do shërbejë në rritjen e zhvillimit ekonomik

“Është hera e dytë që marrim pjesë në panairin ndërkombëtarë që organizohet nga oda ekonomike e Kosovës, jemi të kënaqur me panairin, presim sa më shumë që herëve të tjera të marrin pjesë edhe vende të tjera, që të rritet zhvillimi ekonomik dhe eksportet, pasi që jemi edhe si vend i vogël dhe të ketë sa më shumë eksporte është më mirë edhe për neve edhe për vendit tonë.”

Një tjetër biznes i cili po merr pjesë në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, është edhe kompania “Koral” e cila merret me përpunimin e mishit. Përfaqësuesit e kësaj kompanie shprehen të kënaqur me organizimin e këtij panairi pasi që përmes këtij panairi vjen edhe vetëdijesimi për produktet vendore.

“Ne si kompani në momentet që ka një përkrahje prej OEK ne kemi vetëdijesimin e plotë dhe kemi angazhimin e plotë të jemi pjesë e panairit. Ne si kompani prezantohemi me produktet e Agros dhe Koralit, prej panairit presim një interesim dhe vetëdijesim për produktet vendore dhe kualitetin dhe cilësinë që mundet me pasë produkti jonë.”

Të ngjashme