Amy Schumer ka anuluar pjesën e mbetur të turneut të saj.
Aktorja 37-vjeçare e cila është shtatzënë, njoftoi përmes Instagramit se ajo po përballet me disa komplikime dhe kjo është arsyeja e anulimit, transmeton Klan Kosova.
“Për shkak të disa komplikimeve, nuk mund të jem pjesë e turneut tim. Fëmija dhe unë jemi mirë dhe çdo gjë duket mirë, por jam në tremujorin tim dhe kam ende të përziera gjatë gjithë kohës dhe të vjella”, shkroi ajo.
“Doja ta shtyja turneun dhe ta planifikoja për herën tjetër sepse nuk dua që fansat e mi të presin. Por para se gjithash duhet të mendoj për shëndetin tim dhe të fëmijës. Ju dua shumë”.