Ana Kodra realizon provën e parë për Junior Eurovision

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 10:22 | Nga

Vogëlushja Ana Kodra ka realizuar dje provën e parë në skenën e Junior Eurovision 2017.

Kodra ka realizuar kësisoj provën e parë, e cila është komentuar si e suksesshme me Kodrën e cila ka përmirësuar aftësitë e saj vokale, diçka që shihet edhe në video.

Wiwibloggs, një prej portaleve që e përcjellë festivalin, e ka quajtur Anën një këngëtare në rritje dhe një konkurrente të fortë për këtë edicion të Eurovizionit për më të vegjlit, shkruan KultPlus.

Ana ka kënduar këngën “Don’t touch my tree”, ndërsa pos saj provën e parë e kanë realizuar këngët nga Armenia, Maqedonia, Qipro, Australia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Festivali do të mbahet me 26 nëntor 2017 në Gjeorgji, ndërsa janë gjithsej 16-të shtete pjesëmarrëse. / KultPlus.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme