Suedia fiton “Eurovision 2023”, Shqipëria radhitet e 22-ta

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 01:26 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja suedeze Loreen është fituese e “Eurovision 2023”, finalja e të cilit u mbajt sonte në Liverpool.

Me 583 pikë, Suedia ka fituar vendin e parë të edicionit të sivjetmë, duke lënë prapa Finlandën.

Kjo e fundit mori më së shumti vota të publikut, në fund të kombinuara me ato të jurisë u ndal në 526 pikë.

Në vend të tretë doli Izraeli me 362 pikë

Shqipëria e cila përfundoi e 22-ta, nga 26 shtete pjesëmarrëse në natën finale. Albina Kelmendi me familjen e saj, të cilët e përfaqësuan Shqipërinë, me këngën “Duje” morën gjithsej 76 pikë.

Shqipëria mori vetëm 17 vota nga juritë e shteteve dhe 59 nga publiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme