Anadolu Agency i kushton një shkrim të veçantë për Vedat Muriqin

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse është vetëm fillimi i edicionit, sulmuesi i Fenerbahçes Vedat Muriqi e ka dëshmuar vlerën e tij duke shënuar katër gola në Superligën turke.

Derisa “Kanarinat e Verdha” kanë katër fitore, dy barazime dhe dy humbje në kampionat, Muriqi i cili u transferua nga Çaykur Rizespori te Fenerbahçe në korrik, ka shënuar katër gola në katër fitoret e Fenerit, shkruan “Anadolu Agency.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar kundër Gaziantep FK, Istanbul Basaksehir, MKE Ankaragucu dhe Yukatel Denizlispor.

Fenerbahçe ka pasur tre sulmuesë edicionin e kaluar – Islam Slimani, Roberto Soldado dhe Michael Frey – por ata nuk përmbushën pritshmëritë.

Krahasuar me ata, Muriqi ka dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme në Superligën e Turqisë në futboll. Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme