Vogëlushi i magjepsur pas “piratit” kosovar: Muriqi

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, është shndërruar në një nga më të preferuarit e klubit spanjoll Mallorca.

Së fundmi skuadra ka publikuar një video, ku shihet një djalosh teksa kërkon të fotografohet me të.

“Muriqi, dua një fotografi me Muriqin”- dëgjohet duke thënë vogëlushi.

Më pas afrohet Muriqi dhe bën foton e kërkuar nga djaloshi.

“Pirati” nga Kosova po kalon një sezon të shkëlqyer në La Liga duke e ndihmuar shumë skuadrën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme