Analistët serbë: Ndarja e Kosovës zgjidhje e mundshme

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 12:11 | Nga

Analisti politik Dragomir Angjelkoviq, beson se ka hapësirë për dialogim për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje për të ardhmen e saj.

Ndërkaq analisti tjetër, Dushan Prorokoviq, mendon se zgjidhja e çështjes së Kosovës nënkupton modelin e ndarjes territoriale veçon Kosovën nga pozita e shqiptarëve prej Kosovës, por edhe në një masë të madhe edhe nga pozita e bashkësisë ndërkombëtare, njoftojnë mediat serbe.

Duke komentuar idenë e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq pë ndarjen e Kosovës, dhe manastiret serbe të marrin status sikurse në Atos të Greqisë, Angjelkoviq theksoi se ky është një propozim racional e që mund të ketë të ardhme, transmeton RTK.

“Kjo në njëfarë mënyre nis nga gjendja në terren dhe nevojën që në një mënyrë të legalizohet gjendja, që Veriu i Kosovës të mbetet pjesë e Serbisë, të jetë e integruar sikurse që ishte deri në ndërhyrjen e NATO-s, ndërkohë që jugu si kundërpërgjigje mundësia që Kosova të pavarësohet e të anëtarësohet në OKB”, theksoi Angjelkoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme