Profesori i Fakultetit Ekonomik në Beograd, Ljubodrag Saviq ka thënë se Qeveria serbe do të dështojë në vendimin e saj për të pezulluar ligjin për Kombinatin e Trepçës që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Serbisë që të anulojë aktet ligjore dhe vendimet e Prishtinës në lidhje me Trepçën do të jetë pa efekt, pasi shqiptarët vendosën Trepçën si pasuri të tyre”, tha ai për agjencinë e lajmeve Beta.
“Ky vendim ka kuptim formal dhe nuk do të jetë në gjendje të pezulloje vendimin që ka marrë Prishtina”, tha Saviq, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se shqiptarët kanë vendosur “sekuestrimin e pronës së Trepçës” në mënyrë që të orientohen nga Evropa, apo edhe për t’i dështuar popullit se janë në gjendje të marrin vendime.
“Nuk shoh se pala shqiptarë mund ta zbatoj këtë vendim, njerëzit nuk do të lejojnë të ua marrin pasurinë e Trepçës, e cila ka pronarët e saj. Kjo do të thotë se BE-ja ia ka kthyer shpinën Serbisë, por këtë nuk po e besojnë ata”, tha Saviq.
Ndër tjera ai tha se vendimi i Kosovës mbi Trepçën perceptohet si presion nga bashkësia ndërkombëtare.
Evropa, tha ai, është e heshtur dhe tani duhet të japin një shpjegim, por ata nuk po thonë asgjë, ku më pas ai thotë se shqiptarët nuk kanë marrë mbështetje nga e gjithë Evropa për këtë vendim, por vetëm nga disa mentor.
Profesor i ekonomisë në Beograd, Miodrag Zec ka thënë se Qeveria e Serbisë mund të njohin vendimin e Prishtinës për konfiskimin e pronës së Trepçës me kusht që të paraqes aksione nga kompanitë që ka pronarë të njohur të cilët kanë investuar paratë dhe mbi këtë bazë janë bërë aksionarë.
“Vendimi i Prishtinës për ndarjen e Trepçës, është hap i një sërë çështjesh të tjera, kur është fjala dhe investimet, pasi zbatimi i saj do të thotë se të gjitha pronat në Kosovë mund të jetë një objekt i mosmarrëveshjes”, tha Zec.
Edhe analisti Dushan Janjiq ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë ka hapësirë të kufizuar veprimi lidhur me kombinatin Trepça.
Kuvendi i Kosovës gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës ka miratuar një ligj mbi Trepçën, sipas të cilit Qeveria e Kosovës, do të zotërojë 80 për qind të aksioneve dhe 20 për qind të aksioneve do të jetë e punonjësve dhe aksionarëve të tjerë.
Nga ana tjetër Qeveria e Serbisë ka treguar se ajo zotëron rreth 55 për qind të Trepçës, përmes Fondit për zhvillim. /Lajmi.net