Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Armend Muja ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Mynih të Gjermanisë me rastin e konferencës së sigurisë.
Gjatë një interviste në emisionin “Frontal” Muja ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tentojë të largojnë kryeministrin nga dialogu me Serbinë.
“Potencialisht po e them, SHBA-të e favorizojnë një dialog ku presidenti është figura kryesore, një arsye është se presidenti është pajtuar me mënyrën e shpejtë për të arritur marrëveshje.
E dyta Evropa nuk është relevante më në dialogun Kosovë-Serbi dhe e treta mund të jetë një mundësi që SHBA është duke përdor presidentin e LDK-në mund të anashkalojë z. Kurti në procesin e bisedimeve”, ka thënë Muja.
Ndërkohë Muja ka thënë se largimi i taksës është hap i duhur i qeverisë teksa e ka cilësuar si të domosdoshëm recoprocitetin me Serbinë.
Ai ka komentuar edhe fjalimin e Kurit në Mynih. Sipas tij fjala e kryeministrit përball Vuçiqit nuk ishte i ashpër, por siç thotë Muja, brilant, teksa shton seb nuk kishte asgjë kontranverse në atë fjalim