Aktivisti i njohur nga ShBA, Bleron Baraliu ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosjes, në të cilën përkrahej vendimi i presidentit shqiptar, Ilir Meta, për mos-dekretimin e Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm në Qeverisë së e Edi Ramës.
Baraliu, dikur ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, tani thotw se deklarata e tyre për Gent Cakajan është sulm i drejtpërdrejtë dhe i rrezikshëm kundër demokracisë, një pamflet linçues tipik komunist, që sipas tij, ta shtinë frikën deri në palcë.
Sipas tij, është e rrezikshme që e ardhmja e vendit t’i dorëzohet një Lëvizje që është e gatshme për çdo gjë, vetëm për të arritur në pushtet e vetme.
“Miq, pavaresisht tmerrit dhe territ politik qe po perjetojme, do te ishte edhe me zhgenjyese ta dorezojme ardhmerine e vendit tone tek nje levizje (ne fakt moslevizje) qe parashtron zi e terr e i jep vehtes te drejte te etiketoje e njollose njerez pa kritere as baza logjike – madje edhe njerez qe nje cast me pare ishin misherim i vet asaj (lexo Visari, Dardani etj, por dhe Genci!) Sidomos manipulimi me gjuhen dhe deklaratat ishte tipik dogmatik”, shkruan ai në reagimin e tij.
Madje, Baraliu thotw se ajo secilën herë e më shumë ngjan në “Nazi Party”.
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi për media, kishte përkrahur vendimin e presidentit më të korruptuar në Ballkan, Ilir Metës për mos-dekretimin e Cakajt në postin e ministrit.
Por, nuk ishte mjaftuar me kaq. Përveç sulmit ndaj Gent Cakaj, në atë reagim VV kishte përdorë gjuhë linçuese edhe për gazetarin Baton Haxhiu, vetëm pse Cakaj kishte qenë i ftuari i tij në emision disa herë.
Lexojeni të plotë reagimin e Baraliut në Facebook:
Me ne fund gjeta kohe te lexoje deklaraten e VV rreth Gent Cakaj, dhe jam i trishtuar
Po jap veshtrimin tim paraprak per ju nje grusht miqesh qe e dini dashurine dhe perkushtimin tim, dhe nganjehere thejme idete se si mund te bejme dicka kunder katrahures se quajtur politike shqiptare ne gjitha anet e kufijve…
Them paraprak (rreth qeshtjes ne fjale) sepse nuk jam fare ne dijeni se kusht eshte Genti. Por kjo nuk besoj qe ka rendesi ne lidhjen me thelbin e qendrimit tim si vijon: Deklarata e VV me vjen si nje sulm i drejteperdrejte dhe i rrezikshem kunder demokracise si ide dhe botekuptim, nje pamflete lincuese tipike komuniste qe te shtin friken ne palce. Miq, pavaresisht tmerrit dhe territ politik qe po perjetojme, do te ishte edhe me zhgenjyese ta dorezojme ardhmerine e vendit tone tek nje levizje (ne fakt moslevizje) qe parashtron zi e terr e i jep vehtes te drejte te etiketoje e njollose njerez pa kritere as baza logjike – madje edhe njerez qe nje cast me pare ishin misherim i vet asaj (lexo Visari, Dardani etj, por dhe Genci!) Sidomos manipulimi me gjuhen dhe deklaratat ishte tipik dogmatik.
Miq, VV ka filluar perhere e me shume te ngjaj si Nazi party. Me kauza absolute, mungese tolerance e respekti, turrje e sulme ndaj te gjithe kritikeve deri ne lincim, manipulim te opinionit dhe se vertetave me projeksione tipike te politikaneve shovenist serbe – vetem e vetem te gjej rrugen si te arrij deri ne pushtet. Dhe me e frikshmja – sa here qe kjo parti fillon te marre fryme me zhvillime progresive, nje njeri na kujton se te gjithe ata qe nuk akseptojne absolutizmin e tij vetanak jane me automatizem tradhetare, dezertere, te ligje, kriminele.
Miq, disa nga ju mire e dini se kam kerkuar gjer ne fund te thesit te arsyeve te mbeshtese a ndihmoj ndonje reformim dhe rivenie te mundshme te VV qe mund ta nxjerre vendin nga kriza e terri politik, por nuk kam me dyshim se metodat e poshtra sjellin veq rezultate te poshtra, secilen here. Nje katund qe shihet kallauz nuk do, dhe infantilizmin egomaniak te absolutistit ne VV duhet ta kuptojme e pranojme si te tille, e jo te vazhdojme mashtrimin e vehtes se kjo eshte shpresa per ndryshim dhe se foret politike nuk perfaqesojne realitetin kryenec. Faktet jane kryenece: VV vertete ka fyer, turperuar, dhe nganjehere gjunjezuar moralisht meskinet e politikes makaber shqiptare, por kurre nuk arrit asnje ndryshim kursi negativ politik a rezultat tangjencial mbi kete, dhe nuk ka hezituar as bashkpunimin me po ata ‘kriminele’ qe i ka patur ne shenjester mu me pare.
VV duhet te perendoje para se te sjelle kriza edhe me te renda qe sjellin metodat dogmatike e shoveniste. Pasi te varrosim shpresat e rreme, ndosht lindin te tjera reale, por e para nuk obligohet nga e dyta – nje kancer i ri nuk eshte zgjidhje e pranuar ne vend te nje te vjetri. Nje gje per mua eshte e qarte, sado e dhimbshme: vindiktizmi dhe metodat lincuese te VV me detyrojne te pershendetem perjetesisht nga shpresa se mund te kete progres permes nje klani qe me frikeson me metodat, qellimet, dhe persistencen e konsistencen fashiste ndaj secilit individ a ide qe nuk perket me absolutizem ne dogmen e tyre.
Ky eshte fundi per mua miq, kjo eshte thirrja per doreheqje dhe shpallje kundershtimi pa revokim – se paku deri sa te shohim akcione te pamohueshme demokratike dhe ne gjatesi nga levizja qe nuk premton te ndryshoje a sjell dicka te re – dhe ketu une nuk mbaj me shprese ? #bardhezi #ndalcmendurine.