Bleron Baraliu tregon se çfarë metode përdori për ta parashikuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Analisti Bleron Baraliu i cili jeton në Amerikë ka treguar në emisionin në T7 se çfarë metode ka përdorur që të arrijë tek parashikimi i saktë i rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ ka publikuar rezultatet preliminare dhe tani mbeten vetëm edhe numërimi i votave nga mërgata dhe atyre me kusht që të arrihet rezultati përfundimtar.

Bleron Baraliu tregoi çfarë metode përdori dhe për sa kohë me radhë e provoi këtë metodë.

Bleron Baraliu ka thënë se ka përdorur metoda online që të tregojë parashikimin e tij.

“Nuk është profesioni im. Është puna e parë apo e dytë. Për herë të parë e pata provuar më 2014. Kam përdorur metoda jokonvencionale. Për të thënë mënyra se si bëhet matja e trendit etj… matja e opinionit ose në përgjithësi intelegjenca rreth të dhënave është në një nivel tjetër. Cka quhet data science, apo intelegjencë artificiale. Edhe pse ajo nuk ekziston, por metoda që i afrohen asaj. Janë të sasisë të mëdha, por njeriu mund të ndërhyjë dhe pastaj krijon një sistem të cilin e menaxhon. Janë disa faktorë të cilët ndikojnë në zgjedhje, dhe në bazë të lëvizjeve të këtyre faktorëve, i merr këta dhe i shikon ka po shkojnë dhe paradigmat. Mund të jetë një faktor papunësia apo faktori anti-amerikan. Disa që krijon sisteme dinamike dhe krijon prerje të cilat janë matje”, tha ai.

Ndryshe ai ishte ndër parashikuesit e rrallë që ishin shumë afër rezultatit të zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme