Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në një subjekt minerar.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur, gjatë orarit të punës, kur dyshohet se është aksidentuar shtetasi me inicialet G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos, shkruan A2cnn.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.