Ekonomia Online
FUNDIT

Ançeloti gati t’i japë fund papunësisë, mbërrin në Angli

Ançeloti gati t’i japë fund papunësisë, mbërrin në Angli

Karlo Ançeloti është gati t’i japë fund papunësisë, vetëm pak ditë pasi u shkarkua nga stoli i Napolit, teksa ka nisur bisedimet me Evertonin. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, tekniku 60-vjeçar ka mbërritur ditën e sotme në Angli, për të biseduar me drejtuesit e Evertonit. Këta të fundit shkarkuan para pak ditësh nga posti […]

Karlo Ançeloti është gati t’i japë fund papunësisë, vetëm pak ditë pasi u shkarkua nga stoli i Napolit, teksa ka nisur bisedimet me Evertonin.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, tekniku 60-vjeçar ka mbërritur ditën e sotme në Angli, për të biseduar me drejtuesit e Evertonit.

Këta të fundit shkarkuan para pak ditësh nga posti i trajnerit Markos Silvën dhe, janë në kërkim të një trajneri të ri.

Ançeloti shihet si profili ideal të cilit mund t’i besohet drejtimi i skuadrës, dhe drejtuesit janë takuar me të ditën e sotme. Për italianin do të ishte një rikthim në Premier Ligë, aty ku më parë ka drejtuar Çelsin.

Të ngjashme