Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Manchester City duhet të konsiderohet sërish favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.
City, e fitoi këtë trofe në sezonin e shkuar për herë të parë në histori të vet, duke e mposhtur Interin me rezultat 1-0, dhe duke kompletuar tripletën në këtë proces.
“Mendoj që City është sërish favorit”, u shpreh Ancelotti në një konferencë për shtyp, para ndeshjes në grupe ndaj Union Berlinit, të mëkurën.
“Ata kanë një skuadër që e fituan në vitin e kaluar, që nuk ka ndryshuar shumë”.
“Ata janë gjithmonë befasues, pavarësisht të gjithave, në këtë moment City mund të konsiderohet favorit”.