Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka thënë se po të ishte në dorën e tij, do të qëndronte përgjithmonë te Real Madridi.
Ancelotti, në një konferencë para ndeshjes me Barcelonën, ka thënë se dëshiron që të vazhdojë me klubin madrilen.
“Klubi duhet të vendosë. Do të doja shumë të qëndroja në Real Madrid për gjithë jetën time, por është e pamundur. Dua të vazhdoj këtu”, u shpreh Ancelotti.
“Nëse ata duan që unë të qëndroj 3 muaj, unë do të shijoj 3 muaj. Nëse ata duan 3 vjet, unë do të shijoj 3 vjet”, shtoi ai.