Ancelotti do të largohet nga Reali në fund të sezonit

Prishtinë | 20 Jan 2025 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Ky do të jetë sezoni i fundit i Carlo Ancelottit në krye të Real Madridit.

Trajneri italian i pati dy eksperienca jashtëzakonisht të suksesshme në “Santiago Bernabeu” duke e fituar Ligën e Kampionëve në të dyja herat, krahas sukseseve të tjera.

E sot, mediumi spanjoll “OndaCero” raporton se “Don Carlo” ka vendosur të largohet nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni, duke mos e menduar eventualisht eksperiencën me “Mbretërit” për një tjetër vit, përcjell “Gazeta Express”.

Vendimi i tij është definitiv pasi, gjithnjë sipas mediumit në fjalë, ish-trajnerit të Parmës, Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Evertonit e Napolit, do t’i pëlqente të punojë me një ekip tjetër.

Kështu, njëri prej trajnerëve më të trofeshëm dhe më të mirë në histori të futbollit nuk po mendon ende për pensionim.

Nuk dihet ende nëse Ancelotti do ta marrë në dorë ndonjë ekip apo ndonjë Kombëtare, në eksperiencën e tij të re.

Vitin e kaluar spekulohej se ai mund të emërohej selektor i Brazilit, por në fund gjithçka mbeti veç një spekulim.

Të ngjashme