Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti synon që nga Real Madridi të transferojë edhe një futbollist. Bëhet fjalë për Iscon, i cili nuk po gjen aktualisht hapësirë nën menaxhimin e Zinedine Zidane, transmeton KOHA, raporton Le10Sport. Ancelotti tashmë në Goodison Park e ka sjellë ish-yllin e Realit, James Rodriguez, i cili ka pasur një ndikim të […]
Ancelotti e do edhe një yll të Realit në Everton

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti synon që nga Real Madridi të transferojë edhe një futbollist.
Bëhet fjalë për Iscon, i cili nuk po gjen aktualisht hapësirë nën menaxhimin e Zinedine Zidane, transmeton KOHA, raporton Le10Sport.
Ancelotti tashmë në Goodison Park e ka sjellë ish-yllin e Realit, James Rodriguez, i cili ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në skuadrën angleze.
Ancelotti synon që ta sjellë Iscon në Everton në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi.
Kontrata aktuale e Iscos me Realin skadon në qershor të vitit 2022.











