Menaxheri italian Carlo Ancelotti ka thënë se mbrojtësi Kalidou Koulibaly nuk është në shitje.
Ancelotti këto komente i ka bërë pas raportimeve se Koulibaly do t’i bashkohet skuadrës Manchester United, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Napoli nuk do të detyrohet ta shesë atë. Koulibaly nuk do të largohet nga këtu”, ka thënë Ancelotti për Daily Mail.