Ancelotti kishte refuzuar Interin, shkak Milani

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Sipas gazetës spanjolle AS, Interi e kishte kërkuar Carlo Ancelottin për të zëvendësuar Antonio Conten, por ai nuk mund ta ‘tradhtonte’ Milanin.

Trajneri kishte qenë në Everton që nga dhjetori i vitit 2020, vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga Napoli, ndërsa tani nënshkroi kontratë të re me Real Madridin.

Sidoqoftë, kishte pasur një ofertë tjetër në tryezë para ofertës së Realit, pasi gazeta spanjolle AS, shkruan se Interi i kishte kërkuar Ancelotti të merrte detyrën e lënë nga Conte.

Pasi do të duhej të bashkohej me rivalët e Milanit, aty ku luajti dhe ishte trajner, Ancelotti refuzoi.

“Nëse unë u bëra çfarë jam sot, ua detyrohem tifozëve të Milanit. Unë nuk mund t’i tradhtoj “, thuhet se ishte përgjigjja e tij ndaj Nerazzurrëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme