Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pohuar se nuk ka “zhgënjim” në klub pasi humben mundësinë e transferimit të Kylian Mbappe gjatë afatit kalimtar të verës.
Los Blancos e kthyen vëmendjen tek sulmuesi fitues i Kupës së Botës pasi e panë atë të hynte në vitin e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
Një ofertë prej 220 milionë eurosh për 22-vjeçarin u paraqit para përfundimit të afatit të fundit.
Megjithatë, PSG refuzoi shitjen e lojtarit pasi ata shpresojnë se talenti i madh francez do të rinovojë kontratën me klubin nga Parc des Princes.
Me Real Madridin që thuhet se kërkon të marrë Mbappen si lojtar të lirë në verën e 2022, Ancelotti u përgjigj për gazetarët.
“Nuk ka zhgënjim, por është e qartë se ai është një lojtar i madh dhe i urojmë fat”.
“Ne kemi një skuadër shumë të fortë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi