Mbrëmja e së hënës ishte e suksesshme për Real Madridin, pasi Karim Benzema fitoi Topin e Artë dhe Thibaut Courtois fitoi trofeun Yashin, por pati një tronditje kur Manchester City u shpall klubi më i mirë i vitit.
Carlo Ancelotti u pyet për këtë gjatë një konference për shtyp të martën, për faktin se Real Madrid doli i treti, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk i di kriteret për këto çmime”, tha italiani.
“Unë nuk mendoj se ata nuk flasin për skuadrat, sepse Real Madridi ishte skuadra më e mirë, që fitoi Ligën e Kampionëve, por për sa i përket asaj që e bën klubin më të mirë nuk e di”.
“Unë e respektoj Manchester Cityn dhe i përgëzoj. Ne e patëm të vështirë t’i mposhtim në gjysmëfinale, duke fituar vetëm me diferencë të mirë dhe ata fituan Premier League”.
“Ne tashmë kemi fituar trofeun tonë, Ligën e Kampionëve”.