Andi Hoti edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e parë profesionale te Interi.
Lojtari shqiptar në hapësirat e Nerazzurëve ka nënshkruar kontratën, që e mbanë të lidhur me klubin deri në vitin 2024.
Hoti ka rrjedhë fillimisht nga akademia e Zurichut, ku ka luajtur për grupmoshat U16, derisa kishte kaluar edhe në ato U17 e U18.
Në janar të vitit 2020, lojtari 18-vjeçar kaloi te Interi, e që sot (e hënë) ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.
Ai mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës i krahut të majtë dhe si mesfushor defanziv. /Telegrafi