Ish-konkurrentja e emisionit “Përputhen” ka zbuluar detaje nga lidhja e saj me partnerin.
Tea Trifoni, është pyetur nga fansat për reagimin e gjyshit pas lidhjes me Beartin.
Ajo gjatë kohës kur ishte në emision dhe publiku ishte i njoftuar për lidhjen e saj me Andin, Tea thoshte se gjyshi i saj nuk e pëlqente atë por me Beartin ka ndodhur e kundërta.
Tea ka publikuar një imazh bashkë me gjyshin dhe gjyshen pranë Beartit. Ajo ka shkruar se e pëlqen shumë.
Ndryshe, Tea dhe Bearti po vazhdojnë ta shijojnë lidhjen e tyre pas daljes së kësaj të fundit nga emisioni.