Andin Hoti mohon se po kthehen në Kosovë eshtrat e Ukshin Hotit

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka mohuar lajmet se janë gjetur eshtrat e babait të tij dhe se pritet që të kthehen në Kosovë.

Ai ka thënë se lajmi i publikuar në medie është i rrejshëm dhe nuk është i vërtetë.

“Lajm i rrejshëm ose është ndonjë keqkuptim ose është me tendencë, nuk e di cila është”, ka thënë ai për Front Online.

Hoti thotë se 7 të zhdukurit, eshtrat e të cilëve pritet të kthehen në Kosovë janë të Rezallës, dhe nuk ka fare të bëjë me babin e tij, intelektualin Ukshin Hoti.

“Janë 7 persona që vinë prej Kizhevakut brenda disa javëve dhe të 7 personat janë të Masakrës së Rezallës, nuk ka të bëjë asgjë me babain tim”, ka thënë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme