Mosha 36-vjeçare e përball me fundin e karrierës sportive, por Andrei Arshavin rrezikon të përjetojë një prej zhgënjimeve më të mëdha si futbollist. Ylli nga Shën Peterzburgu, me një të kaluar te Zeniti dhe mbi të gjitha te Arsenali, që ka qenë edhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm e madje edhe kapiten i përfaqësueses ruse, pranoi vështirësitë e Kairatit përballë Skënderbeut dhe se barazimi 1:1 në Almati favorizon skuadrën shqiptare.
“Ndeshja ishte e vështirë dhe mjaft e luftuar, rezultati final i shkon për shtat Skënderbeut më tepër sesa ekipit tonë. Në pjesën e parë të ndeshjes nuk luajtëm në nivelin e pritur, ndërsa në të dytën kishte momente kur të skuadrat mund ta vendosnin sfidën në favorin e tyre. Kundërshtarët nga Shqipëria ishin të aftë dhe luajtën mjaft mirë, ndeshja e kthimit do të jetë e ashpër dhe e vështirë për Kairatin.”
Fjalë me peshë të thëna nga një futbollist që ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit europian dhe botëror. Me modestinë e një kampioni, Arshavin e pranoi se Skënderbeu i befasoi kundërshtarët kazakë me lojë dhe rezultat dhe tashmë misioni vështirësohet.
Më 21 Korrik, Skënderbeu do të ketë avantazhin e faktorit fushë, por edhe të orarit të ndeshjes, sepse ora 20:00 kur është parashikuar të zhvillohet akti i dytë përkon me mesnatën me orën lokale në Kazakistan.