Skënderbeu i Prishtinës kopjohet për në New York

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Për pjesën më të madhe të muajit korrik monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në kryeqytet nuk do të jetë pamja ikonike e sheshit që mban emrin e tij.

Disa skele përreth tij dhe punimet që kanë nisur prej ditësh aty nuk nxisin mërgimtarët dhe turistët e huaj që të shkrepin fotografi. Krejt kjo pasi autoritetet komunale i kanë dhënë dritën jeshile projektit për kopjimin e monumentit kryesor në Prishtinë. Gjithçka kishte filluar muaj më parë, kur përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York kishin shfaqur interesim që monumentin e Skënderbeut ta kishin në qytetin e tyre.

Komuna e Prishtinës ka lejuar që në afat brenda njëzet ditësh të merren kallëpet nga monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Këtë e ka pranuar edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së komunitetit shqiptar në Amerikë.

Artisti Albert Heta ka kritikuar këtë veprim, duke thënë se po lejohet kopjimi i një vepre që ka një pronar të caktuar.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Mustafë Halili, i cili ka thënë se “Këshilli Organizativ ka kontaktuar me trashëgimtarin legjitim të autorit, djalin e tij, Kliti Paço dhe jemi dakorduar për kompensimin e të drejtës së autorit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme