Ankandi i artit të divorcit mbledh 676 milionë dollarë në New York

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Piktura dhe skulptura nga artistë të famshëm duke përfshirë Andy Ëarhol dhe Jackson Pollock janë shitur në ankand në New York.

Koleksioni mblodhi më shumë se 676 milionë dollarë në ankand të hënën, transmeton Klankosova.tv.

35 pjesët i përkisnin manjatit të pasurive të paluajtshme Harry Mackloëe dhe ish-bashkëshortes së tij Linda. Çiftit iu tha të shisnin koleksionin dhe të ndanin të ardhurat gjatë gjyqit të tyre të divorcit në vitin 2018.

35 vepra të tjera arti do të dalin në ankand vitin e ardhshëm, raporton BBC.

Artikujt në shitje përfshinin “No 7”, një pikturë nga Mark Rothko e cila u shit për 82.5 milion dollarë – çmimi i dytë më i lartë për një pjesë të artistit.

Nuk është e qartë se kush ishte blerësi, por sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pati oferta të majme mes njerëzve që përfaqësonin klientët aziatikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme