Anëtarë të Bundestagut vizitojnë Kosovën – flasin për sigurinë

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Anëtarë të Bundestagut dhe Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, Lars Lindemann dhe Marcus Faber, e kanë vizituar Kosovën.

Gjatë vizitës ata takuan ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe anëtarët e Komisionit Kosovar të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe biseduan për situatën e sigurisë në vend.

“Ata gjithashtu bënë një vizitë në hapësirat e KFOR-it ku mësuan për kontributin e rëndësishëm të misionit për paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Të ngjashme