Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO nuk e cenon në asnjë rrethanë Marrëveshjen e demarkacionit të këtij shteti me Kosovën, dhe ky proces i sigurisë duhet parë si i ndarë nga procesi i shënjimit të kufirit mes dy shteteve sovrane, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu ka thënë juristi Vigan Qorrolli, sipas të cilit nuk prodhon asnjë efekt juridik pa u bërë e njëjta edhe nga Kosova.
Në këtë moment të dyja shtetet operojnë sipas kufijve të vjetër meqenëse marrëveshja e re nuk ka hyrë në fuqi nga pala kosovare dhe pa u bërë kjo duhet thënë se nuk do të kemi kufij të rinj”, ka theksuar Qorrolli, i cili për temë doktorate ka “Kufijtë shtetërorë në të drejtën ndërkombëtare”.