Këshilli Prokurorial i Kosovës i udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj dhe shoqëruar nga kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, po realizon një vizitë zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor në Itali.
Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave lidhur me mënyrën e funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Italian. Gjatë kësaj vizite po zhvillohen takime me përfaqësues të lartë të këtij këshilli dhe po diskutohen tema të ndryshme lidhur me emërimin, vlerësimin e performancës, transferimin, avancimin dhe disiplinimin e prokurorëve.
Gjithashtu po shkëmbehen përvojat lidhur me mënyrën e punës se komisioneve të këshillit, mënyrën e marrjes se vendimeve dhe mënyrën e vlerësimit të kritereve për emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive.
Gjatë qëndrimit në Itali, anëtaret e Këshillit Prokurorial të Kosovës do të vizitojnë edhe Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën Supreme dhe një prokurori të nivelit themelor.
Kjo vizite është mundësuar nga Projekti i Binjakëzimit (projekt i financuar nga BE) i cili mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës.