Anëtarët e SBAShK-ut vizitojnë shkollën “Hasan Prishtinë”: Prindërit i përkrahin

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 10:56 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj  dhe anëtarët e Këshillit Qendror Grevist kanë vizituar shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ahmet Manaj, kryetar dhe përgjegjës i sindikatës për çerdhet pohoi se:

“Ky vendim është marr me 10 janar dhe do të shkojmë në grevë deri në zbatimin e kësaj kërkese”, tha Manaj.

Ndërsa, kryetari i sindikatës Rrahman Jasharaj u shpreh se greva do të vazhdojë deri kur institucionet të zbatojnë kërkesat e tyre.

“Nuk varet prej SBAShK-ut, greva do të zgjas deri ne momentin kur institucionet i kryejnë detyrat e tyre pasi kane thanë që janë legjitim për drejtat e tyre. Te tjerët nuk po kanë dert për ne vetëm po e këqyrin kuletën e tyre. Njoftojmë se edhe Elena Gjika është në grevë. Njoftojmë qe çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme fakultetet të gjitha do të jenë në grevë”, u Rrahmanaj.

Ai shtoi se mësimdhënësit po diskriminohen dhe po degradohet puna e tyre.

“Asnjë duke filluar nga presidenti nuk kanë mundur të bëhen ata që janë sot pa kaluar në duart tuaj dhe është çudi qe institucionet të lejojmë që shoferët e tyre të kenë pagë me e lartë. Tinëz kanë bërë rritje të koeficient 1.77 fillore dhe 1.95. Ne kemi thanë edhe media a ka kuptim një shtet që i thotë vetit shtet demokratik.  Në fillim është thënë për disa ligji është bërë nënën për sistemin arsimor është bërë njerk”, shtoi Jasharaj.

Se dinjiteti i punëtorëve të arsimit është i çmueshëm, e thotë edhe përfaqësuesi i prindërve Ferki Çitaku.

Ky i fundit u shpreh se pavarësisht që fëmijët humbin mësimin, si prindër do t’i përkrahin mësuesit.

“Është përgjegjësi edhe e jona. Rasti konkretë bëhet fjalë për interesat e fëmijëve mundë të ndodhë që fëmijët rrinë në shtëpi dhe humbin mësim mirëpo dinjiteti i mësimdhënësve nuk çmohet sa është çmuar përpara këtë rast kemi me provuar me pas pjesëmarrje edhe më masive në mënyrë që të tregojmë se jemi me juve për tu dhënë vullnet dhe guxim për të vazhduar përpara. Përkrahja jonë do të jetë e padiskutueshme”, tha Çitaku, raporton EO.

Jasharaj, gjithashtu pohoi se nuk do të ndërrojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

“Betohem se stafi ynë nuk do të lëshojë pe. Kur jemi unikë  po ndodhi heshtja e qeverisë do të kalojmë në fazë tjetër sindikale që të reagojmë edhe me protesta”, tha Jasharaj.

Ai tha se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm më institucionet përgjegjëse, për sa kohë që SBAShK-u shprehin gatishmërinë për takime, në cilën do kohë që është e nevojshme.

“Ne jemi në komunikim me ministrin. Me gëzon fakti që ministria janë të gatshme për takime. Ne deri tash se fundmi edhe MASHT është së bashku me ne. Ti lënë shëtitjet  e Brezovicë të merren me grevën. Stafi ynë  do të jetë në zyre çdo dite për bisedime. Në qoftë nevoja edhe ne 12 të natës do të bisedojmë”, tha Jasharaj.

Të ngjashme