Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka arritur në selinë e kësaj partie për mbledhjen e Kryesisë.
Më parë kanë arritur edhe anëtarët e tjerë të kësaj partie. Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë së kësaj partie nga ora 14:00.
Kjo mbledhje vjen pas publikimit të disa bisedave të brendshme në mes të anëtarëve të kësaj partie, ku deputetja Aida Dërguti e ka quajtur m*** deputetin njëherit edhe themeluesin e VV-së, Albin Kurti.
Temë e diskutimit do të jenë përplasjet e ditëve të fundit. Ky rast ka ngjallur reagime të ndryshme në mesin e aktivistëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes.
Shumë degë dhe anëtarë të VV-së kanë kërkuar nga paria e VV-së që ta shkarkojnë nga të gjitha pozitat deputeten Dërguti.