Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Zenun Elezaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se është kundër arrestimeve të fundit të Gjykatës Speciale.
Sipas ti, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër. Madje ai thotë se po ndien dhimbje për ish-pjesëtarët e UÇK-së që 20 vjet pas luftës po maltretohen në këtë formë.
“Unë, personalisht si qytetar po flas tani, jam kundër Speciales, kundër këtyre arrestimeve, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe ndoshta do të duhej që ne vet nëse ka fakte dhe elemente të merremi me këtë çështje”.
Elezaj shprehet i bindur se lufta e UCK-së ka qenë e pastër dhe se të gjitha ata që po akuzohen për gjoja se krime lufte do të shpallen të pafajshëm, raporton EO.
“Mua më dhimbsen ata njerëz të cilët kanë dhenë shumë gjatë luftës dhe sot të paguajnë pas 20 vjetësh të shkojnë dhe të intervistohen”.
“Besoj shumë që lufta ka qenë e drejtë dhe nuk do të ketë argumente për shpallje te fajësisë. Unë mendoj që janë të pafajshëm”.
Gjatë ditës kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është në zyrat e kësaj organizate në Prishtinë nga pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX).
Gucati është parë duke dalë nga zyrat e OVL të UÇK-së dhe duke hyrë në veturën e EULEX-it.
Ende nuk dihen arsyet prapa arrestimit të Gucatit.