Anëtari i Bordit e krahason RTK-në me BBC-në, pretendon se edhe televizioni britanik poston lajme të pakonfirmuara

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, ka shprehur pretendime të çuditshme në mbledhjen e 23 korrikut, ku është diskutuar për skandalin e RTK-së, që ka publikuar një lajm të pakonfirmuar të Sllobodna Bosnës.

Nëprocesverbalin e kësaj mbledhje, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, ai mundohet ta mbroj RTK-në nga ky skandal.

Në adresimin e tij, ai e krahason RTK-në për BBC-në.

Madje, Beqiri pretendon se edhe televizioni i njohur britanik poston lajme të pakonfirmuara.

“Ama një fakt nga lajmet BBC që e konfirmon që e konfirmon që janë vrarë X ushtarë në ndonjë vend”, ka thënë Beqiri.

Ndaj pretendimeve të Beqirit ka reaguar anëtarja tjetër e bordit, Arta Berisha, e cila ka kërkuar që të mos krahasohet RTK-ja me BBC-në.

“Mos e përmend BBC, sepse ne jemi me kilometra larg nga standardet e BBC-së”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme