Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot i është bashkuar dhe një anëtar i ri.
Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur lajmin se Xhevat Sefaj, anëtar i deritanishëm i Vetëvendosjes, ka kaluar në AAK.
“Sot ju bashkua AAK-së njëri ndër më të devotshmit e regjionit të Pejës, i cili me përkushtim ishte dhe mbetet njeri i respektuar. Nga sot, Xhevat Sefaj edhe zyrtarisht kalon nga VV në AAK. Suksese dhe na shkoftë mbarë”, ka shkruar Haradinaj.