Anëtarja e LDK-së godet krerët e partisë: Turp në dorë të kujt e lamë partinë

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla, pikërisht në përvjetorin e vrasjes së babait, ka goditur figurat që sot udhëheqin LDK-në.

Mjerë ai popull qe pret diçka nga Mustafa, Veliu, e Haziri – thotë ajo. Dhe vazhdon, duke krahasuar degradimin e kësaj partie me figurat që udhëhiqnin dikur këtë parti dhe ato që e udhëheqin sot.

Gërvalla e ka nisur statusin në llogarinë e saj në Facebook duke shkruar “turp!” dhe duke thënë se turpërohet kur e sheh se në dorë të kujt ka mbetur LDK-ja.

“Turp!

Sa turpërohem kur e shoh se në dorë të kujt e lamë partinë, e cila me kaq mençuri, guxim dhe largpamësi i udhëhoqi shqiptarët në Kosovë drejt lirisë dhe pavarësisë”, shkruan Gërvalla-Shwarz.

Tutje, në paragrafin tjetër tha se mjerë ai popull që pret diçka nga Mustafa që e trashëgoi partinë e Ibrahim Rugovës dhe nga nënkryetarët e saj, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

“Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin.

Mjerë ai popull që ende pret diçka prej tyre!”, përfundoi Gërvalla-Shwarz.

Të ngjashme