Përfaqësuesja e Serbisë “e tronditur” nga fjalimi i Ramës – Tregoi mungesë respekti ndaj KE-së

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Pas fjalimit rreth njëorësh të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës, të cilin ia dedikoi tërësisht Kosovës dhe UÇK-së, kanë shpërthyer reagimet.

Kryeministri Edi Rama ka folur në Këshillin e Evropës për Kosovën dhe për mbajtjen në Hagë të ish-krerëve të shtetit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Elvira Kovasc nga Serbia, e cila foli në emër të Partive Popullore të Evropës, ka thënë se është e tronditur nga ato që i tha Rama. Sipas saj, ai i ofendoi të gjithë pjesëmarrësit.

“Ai nuk është një raport serb apo rus. Ju treguar mungesë respekti. Është miratuar nga shumica dërrmuese këtu”, tha Kovacs.

“Kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”.

Rama: Hashim Thaçi u arrestua në zyrë si President, sot ndodhet në burg shkaku i një lajmi të rremë

Rama më pas mori fjalën sërish për t’i thënë asaj se ai nuk ka ofenduar askënd. Kryeministri i Shqipërisë i tha Kovaqit se “Serbisë i duhet më shumë kohë ta kuptojë”, por “duhet ta njohë Kosovën dhe të vazhdojë drejt së ardhmës”.

Kryeministri shqiptar ka folur sot për pretendimet e senatorit Dick Marty dhe të ish-prokurores Carla del Ponte për krime lufte, specifikisht për dyshimet se ish-krerët e UCK-së kanë trafikuar organe.

“Evropa humbi busullën, pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe që i dhanë Kosovës të drejtën e pavarësisë dhe lirisë, minuan veprime dhe parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe luftën për liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre preso pozuan e hamendësuan se kurrë s’kishin pasur një të tillë. Do t’iu kursejë spekulimet pa interes. Këtu janë faktet. Në vetëm një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla Del Ponte botoi një libër kujtimesh të titulluar “Zonja Prokurore”.

Të ngjashme